Në det rreth 560 kilometra në veri-lindje të brigjeve braziliane janë lokalizuar ndenjëse dhe objekte të tjera. Për ministrin e Mbrojtjes braziliane, Nelson Jobim nuk ka asnjë dyshim se ato i përkasin Airbus të nisur nga Rio drejt Parisit. Drejtuesit e ekipeve të kërkimit thanë se objektet janë në një distancë rreth 60 kilometra larg njëra-tjetrës.