Sipas autoriteteve lokale, të paktën 38 persona kanë vdekur, ndërkohë që disa dhjetra mijëra janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se përmbytjet kanë mbuluar fshatra të tërë në shtetet e Alagoas dhe Pernambukos. Guvernatori i Alagoas, Teotonio Vilela Filho ka deklaruar se trupa të shumtë janë zbuluar në plazhe dhe në brigjet e lumenjve. “Deri në pasditen e djeshme u konfirmua vdekja e 26 personave në Alagoas, si dhe mungesa e 1 mijë të tjerëve. Lutemi për ta që të jenë të gjallë”, ka deklaruar Filho para se të takohej me presidentin Lula da Silva.