Brazil – 37 persona humbin jetën si pasojë e përmbytjeve

Zyrtarët e qytetit të Jundiai konfirmuan vdekjen e një familje prej katër personash, përfshi dy vajzave të vogla, pasi shtëpia e tyre u rrëzua si pasojë e shkarjes së tokës që kanë krijuar shirat. Zona më e goditur është ajo në shtetin e Minas Gerais, ku 16 persona kanë humbur jetën të mbytur apo të vrarë nga shembjet e shtëpive. Më shumë se 13 mijë të tjerë u larguan nga zona si pasojë e rrezikut. Reshje të dendura që prej Krishlindjeve kanë goditur edhe shtetet kryesorë të Sao Paulos, Rio de Zhaneiros dhe Espirito Santos, ku janë regjistruar deri tani 20 viktima.

Advertisement