Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho premtoi se do të ketë “surpriza” për ish-kryeministrin Sali Berisha në seancën plenare të së enjtes.
Në një deklaratë për mediat të lëshuar menjëherë pas akuzave që Berisha hodhi personalisht ndaj tij se ka lidhje me botën e krimit, tha se ai ka detyrimin ligjor që të dëshmojë në Prokurori dhe jo “shkallëve” siç u shpreh ai, duke iu referuar fjalës që Berisha mbajti pasi la mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
“Berisha ta dijë që pasja dijeni dhe fshehja dënohen. Prokuroria menjëherë të administrojë deklaratat e Berishës për zbardhjen e kësaj çështje. Doktori të ruajë qetësinë, të enjten kam surpriza për të në Kuvend”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho.