Bradley Cooper padit revistën franceze

Bradley Cooper duket se e ka marrë seriozisht mohimin e një romance mes tij dhe modeles ruse, Irina Shayk, pasi ka vendosur të padisë revistën franceze ‘OOPS’, e cila ka qenë revista e parë që ka raportuar se çifti është në një marrëdhënie.
Cooper është fotografuar disa herë nën shoqërinë e Shayk, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka të drejtë të ankohet në gjykatën franceze, duke pretenduar se i është dhunuar jeta e tij personale.
Nëse ai fiton gjyqin, revista i detyrohet të paguajë për dëmin e shkaktuar një vlerë prej 11 mijë eurosh.

Advertisement