Brad Pitt shkoi në ditëlindjen e Jennifer Aniston/ mësoni çfarë mendon Angelina për këtë fakt!

Të shtunën e 9 shkurtit Jennifer Aniston organizoi festën e saj të ditëlindjes së 50-të mes dhjetra të ftuarve ndër ta emra të njohur të Hollywood! Mes të ftuarve paparacët arritën të dallonin edhe siluetën e ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt. Ndonëse ai ishte munduar të maskohej duke mbajtur kapele dhe duke kaluar me shpejtësi në turmën e të ftuarve, mediat e huaja janë të bindura se Po, Brad Pitt ishte në 50-vjetorin e Jennifer Aniston. Por, çfarë mendon Angelina Jolie për këtë fakt?

Një burim i afërt me Jolie ka bërë më dije për “Hollywoodlife” se ajo e ka ditur që Brad dhe Jennifer kishin kontakte, por nuk ja ka marrë mendja se ata janë kaq të afërt me njëri-tjetrin.Brad dhe Jennifer kanë qenë të martuar për pesë vite derisa u ndanë në vitin 2005, dhe arsyeja mendohet se ka qenë pikërisht Angelina Jolie që për 12 vitet e ardhshme do të ishte gruaja e Brad Pitt deri në vitin 2016 kur çifti shpalli ndarjen.

Advertisement

/Bordo/