Brad Pitt bashkëpunon për hetimet

52-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve dhe bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, kanë tronditur mediat javën e kaluar duke deklaruar përfundimisht divorcin e tyre. Sakaq, Brad ka anuluar pjesëmarrjen në shfaqjen e dokumentarit të tij të ri “Voyage of Time”, duke u shprehur se dëshiron të përqendrohet më shumë në gjendjen aktuale të familjes.
Sipas “People” thuhet se Pitt i është nënshtruar testit të drogës vullnetarisht dhe ka rezultuar në nivele standarde.
“Ai e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe thotë se nuk ka abuzuar me fëmijët e tij”,- është shprehur një burim.
Aktori është akuzuar nga Jolie se ka abuzuar verbalisht dhe fizikisht me djalin e tij, Maddox, 15 vjeç, gjatë kohës që ata po ktheheshin nga Franca në Los Angeles.
Incidenti ka ndodhur në avion gjatë kohës së fluturimit. Jolie ka kërkuar kujdestari të plotë dhe mendohet se përfshirja e DCFS (Departamenti i Shërbimeve ndaj Familjes dhe Fëmijëve), i cili do të vendosë në fund të hetimit nëse akuzat janë të vërteta, e bën më të komplikuar situatën për Pitt. Megjithatë, aktori ka vendosur të bashkëpunojë me hetimet e DCFS.

Advertisement