Vazhdon beteja e ashpër ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Kohët e fundit, aktorja ka bërë disa dalje të shpeshta publike me fëmijët e saj, gjatë promovimit të filmit më të ri “The Eternals”.
Vajzat dhe djemtë e aktores janë shfaqur pranë saj në tapetin e kuq. Këtë fakt nuk e ka pritur mirë babai i fëmijëve Brad Pitt, aktori mendon se ish gruaja e tij po i përdor fëmijët për të marrë sa më shumë vëmendje.
“Angelina po përdor fëmijët”, tha një burim i afërt me Pitt për The Post. “Është e vështirë të kuptohet se si kjo sjellje është në interesin e tyre më të mirë. Brad kurrë nuk i nxjerr fëmijët publikisht dhe ai rrallë flet për ta.”
Nga ana tjetër, njerëzit e afërt pranë Angelinës pretendojnë se fëmijët “janë shumë të pavarur, ata nuk bëjnë gjëra që nuk duan t’i bëjnë.”