Bozdo: Parkingjet, asnjë kompani nuk favorizohet

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka dalë në një deklaratë për mediat për të sqaruar në lidhje me koncesionin e parkimeve në kryeqytet.

Bozdo është shprehur se Bashkia e Tiranës ka një plan konkret për rregullimin e trafikut në kryeqytet, ndërsa shtoi se procesi i përzgjedhjes së firmës fituese do të jetë tërësisht transparent, duke mos favorizuar asnjë firmë në mënyrë specifike.
“Hapja e garës vetëm pas konsultimeve me qytetarët, rezidentët në asnjë rast nuk do paguajnë”, tha Bozdo duke vijuar se “Trafiku dhe transporti në qytetin e Tiranës është një problem i madh dhe i trashëguar në vite. Për zgjidhjen e këtij problemi dhe pasojave që trafiku i rënduar ka në xhepat dhe në shëndetin e qytetarëve të Tiranës, Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan konkret, i cili përbëhet një sërë investimesh”.
“Ne jemi të vendosur ta modernizojmë Tiranën tonë. Të ofrojmë kushte më të mira jetese dhe cilësi më të lartë të shërbimeve. Asnjë presion, asnjë keqinformim me apo pa dashje, nuk mund të ndalë rrugën tonë. Kontratën tonë e kemi vetëm me qytetarët e Tiranës, atyre u detyrohemi t’u shpjegojmë çdo gjë, të mbrojmë interesin e tyre”, deklaroi Bozdo.

Advertisement