Publikohet traileri i filmit të fundit të realizuar nga aktori i ndjerë Robin Williams.
“Boulevard” trajton jetën e një burri të martuar dhe të vetmuar, i cili nis të përballet me zbrazëtinë në jetën e tij. Gjithçka ndryshon kur ai takon një djalë të ri në rrugë dhe e merr të jetojë me të.
“Boulevard” do të dalë në kimena më 10 Korrik.
Ky është roli i fundit në ekranin e madh për aktorin e ndarë nga jeta në Gusht të 2014-ës, pasi u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në Kaliforni. Williams vuante prej kohësh nga depresioni.