Bosnje – Sot gjyqi ndaj Radovan Karaxhic

Nga ana e tij, Karaxhiç ka deklaruar se nuk do ta ndjekë fillimin e gjykimit me justifikimin se nuk ka pasur kohë për t’u përgatitur për mbrojtjen. Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, Serzh Bramerz nuk i pranoi pretendimet e Karaxhiçit, duke nënvizuar se prokuroria është gati për gjyqin. Konkretisht, Karaxhiç përballet me 11 akuza përfshirë gjenocid dhe orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë tetë mijë burra dhe djem myslimanë, ndërsa ai e ka refuzuar të deklarojë fajësinë apo pafajësinë e tij. Ai gjithashtu pretendon se ka bërë një marrëveshje për imunitet me diplomatin amerikan Riçard Holbruk, i cili ndihmoi në përfundimin e luftës në Ballkan, ndërsa Hollbruk mohon të ketë bërë ndonjë marrëveshje me të.

Advertisement