Bosnje – Situata shqetësuese

Kështu është shprehur Valentin Inzko, përfaqësuesi më i lartë ndërkombëtar në Sarajevë. Komentet e Inzkos u bënë gjatë takimit që ai zhvilloi me nënsekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms Steinberg dhe ministrin e Jashtëm të Spanjës, Angel Miguel Moratinos. të cilët kanë arritur në Bosnjë të martën për një vizitë dy ditore. Nga ana e tyre, Steinberg e Moratinos kanë kërkuar nga udhëheqësit e Bosnjës që të çojnë përpara reformat. “Zyrtarët e BE-së dhe të SHBA-ve shprehën shpresën se fushata zgjedhore do të përqendrohet në krijimin e kushteve më të mira të jetës për të gjithë si dhe në masat konkrete për të lëvizur Bosnjën sa më shpejt që është e mundur drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhet në një deklartë të zyrës së përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnjë.

Advertisement