Rezultati më i mirë është arritur në vitin 2007 me 818 milionë euro investime të huaja. “Pavarësisht fillimit të krizës ekonomike botërore, Bosnje-Hercegovina ka arritur të tërheqë një numër relativisht të madh investimesh të huaja, që kapi shifrën 5,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shton CBB-ja në një komunikatë. Investitorët austriakë përbëjnë numrin më të madh (21,3%) të investitorëve në vendin e vogël ballkanik, një nga më të varfërit në Evropë dhe ku papunësia ka prekur rreth 40% të popullsisë aktive. Austria pasohet nga Sllovenia (18,5%) dhe nga Rusia (15,8%).