Bosnje – Nesër zgjedhjet e përgjithshme

Saturday, December 20, 2025

Janë mëse tre milionë votues të Bosnjë-Hercegovinës, të cilët pritet që të votojnë për politikanët që do ta drejtojnë vendin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtarë për Bosnjën, Valentin Inzko, iu ka kërkuar boshnjakëve të lënë ndarjet nacionaliste dhe të votojnë për çështjet që shqetësojnë jetën tyre të përditshme. Në mesin e çështjeve të përmendura nga Inzko janë arsimi, punësimi apo politikat sociale. Ndërkaq, ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Uilliam Hejg dhe Guido Vestervelle u kanë bërë thirrje udhëheqësve të Bosnjës në një deklaratë të tyre që të bëjnë “ç’është e mundur për ta lënë pas të kaluarën”, duke punuar bashkërisht për interesat kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -