Bosnje – Inzko emerohet i derguar per paqen

Diplomati austriak Valentin Inzko eshte emeruar i derguari i ri per paqen ne Bosnje, me detyren per te menaxhuar tensionet mes myslimaneve, kroateve dhe serbeve dhe pershpejtimin e integrimit te vendit ne Europe. Keshilli per Implementimin e Paqes, organizmi nderkombetar qe vezhgon procesin e paqes ne Bosnje, tha se Inzko do te marre detyren e Perfaqesuesit te Larte me 26 mars. Departamenti amerikan i Shtetit tha se mirepriste emerimin e Inzko, si nje ambasador me pervoje ne rajon. Komuniteti nderkombetar ka planifikuar te mbylle zyren e Perfaqesuesit te Larte ne Bosnje qe prej vitit 2006, por kjo nuk ka ndodhur per shkak te rivalitetit mes federates kroato-myslimane dhe Republikes Serbe.
Advertisement