Bosnje-Hercegovinë – Konfliktet janë në rritje

Një fakt të tillë e ka pohuar drejtori i Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Denis Bler, në dëshminë me shkrim të paraqitur në Kongresin amerikan. Sipas tij, konfliktet ndërmjet bashkësive kroate, myslimane dhe serbe të Bosnjes janë në rritje dhe se ngurtësimi i mundshëm i qëndrimeve mund ta kërcënojë stabilitetin e këtij shteti ballkanik. Bler tha se në procesin politik në Bosnjë-Hercegovinë ende dominojnë “axhendat etnike”, ndërsa reformat kanë ngecur për shkak të dallimeve ndërmjet tri grupeve më të mëdha. Nga ana tjetër, lidhur me situatën aktuale në Kosovë, ai është shprehur se ky vend kërkon vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të ruajtur stabilitetin.

Advertisement