Në Sarajevë Brammertz do të takohet me zyrtarë vendas dhe përfaqësues ndërkombëtar për të folur rreth bashkëpunimit dhe realizimit të planit për të përfunduar punën në Hagë, tha zëdhënësja Olga Kavran. Po në fund të këtij muaji Brammertz do të vizitojë Beogradin dhe Zagrebin me qëllim përgatitjen e një raporti për Këshillin e Sigurimit në OKB i cili do të mbahet në qershor. Ajo tha se nuk është caktuar ende data konkrete se kur Brammertz do të vizitojë Beogradin, por shtoi se është planifikuar që gjatë qëndrimit kryeprokurori i Hagës do të takohet me zyrtarë serbë, me të cilët do të diskutojë në lidhje me bashkëpunimin e Hagës si dhe me masat që duhen ndërmarrë për të arrestuar dy të shumë kërkuarit Ratko Mladic dhe Goran Haxhic. Në Beograd të dielën kryesuesi i komitetit kombëtar për bashkëpunimin në Hagë, Rasim Ljajic tha se të gjithë obligimet kundrejt Hagës duhet të përfundojnë në fund të vitit. “Unë pres, shpresoj dhe jam i bindur se kjo mund të ndodhë” tha Ljajic. Ai shtoi se janë në vijim operacione kërkimi paralele për Ratko Mladic dhe Goran Haxhic, por Mladic është i kërkuari kryesor. “Të gjithë shërbimet sekrete po bëjnë cdo gjë që është e mundur dhe me profesionalistët sa më të lartë për arrestimin e tyre”, citohet të ketë thënë Ljalic. “Është shumë e rëndësishme që ka bashkëpunimin dhe konfidencën më të lartë, që nuk është pasur ndonjëherë, mes komitetit që ai drejton dhe Hagës.