Bosnje – Biden mbërrin në Sarajevë

Vizita shihet si sinjal i rëndësishëm se Ballkani nuk do të injorohet nga administrata amerikane. Një zyrtar amerikan tha se vizita e Joe Bidenit do të rikonfirmojë përkrahjen për integrimin e Ballkanit në BE dhe NATO. Zv/presidenti pritet të gjejë një mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë dhe Bosnje, por ai nuk është figurë aq popullore në Serbi, pasi përkrah pavarësinë e Kosovës. Për Beogradin, Kosova mbetet pengesa më e madhe në marrëdhëniet me SHBA-në, por Tadic ka thënë se donte të hapte një kapitull të ri me Uashingtonin, pasi marrëdhëniet e mira do të sigurojnë stabilitet në rajon.

Advertisement