“Bombë” përgjimesh/ “U bë ai mi halesh”, si e shanin Messin drejtuesit e Barcelonës!

Sulme shumë të ashpra dhe fyerje në drejtim të Lionel Messit nga ana e ish drejtuesve të Barcelonës.

Të gjitha dalin nga disa përgjime të policisë katalanase dhe të publikuara nga e përditshmja Sport, dhe i përkasin fillimit të vitit 2021, kur argjentinasi ishte në muajt e fundit të kontratës me blaugranat.

Advertisement

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë etiketohet si “mi halesh”, “xhuxh hormonal” dhe akuzohet se kishte instaluar një diktaturë të vërtetë brenda klubit për sa i përket politikës së transferimeve dhe rinovimeve. Protagonistë të bisedave në WhatsApp janë ish Presidenti Josep Maria Bartomeu , ish administratori i deleguar Oscar Grau, drejtori i financave Pancho Schroder, drejtori i Strategjisë dhe Inovacionit Javier Sobrino dhe menaxherë të tjerë të Jordi Moix, Oriol Tomas dhe David Bellver.

Më elokuenti nga të gjithë ndërkohë është Toman Gomez Ponti, atë kohë shef i shërbimeve ligjore te Barcelona, nga përgjimet e të cilit kanë dalë bisedat. Shkëmbimi i opinoneve në grupin e WhatsApp, sipas rindërtimit të Sport ndizet në mënyrë të vecantë në ditën kur El Mundo Deportivo publikoi detajet e kontratës së Messit.

Ishte janari i vitit 2021 dhe epoka Bartomeu ishte mbyllur prej pak muajsh.

“Bravo me të vërtetë, nuk mund të jesh xhentil me këtë mi halesh”, i drejtohet Ponti ish presidentit.

“Klubi i dha gjithçka dhe ai ndërtoi një diktaturë blerjesh, transferimesh, rinovimesh, sponsorësh… vetëm për të. Shifrave të kontratës së tij duhet t’i shtohen edhe Pinto, rinovimi i Suarez dhe ai i Jordi Alba, komisioni i rinovimit për Fati… Dhe mbi të gjitha dhe akumulimi i gjithë atyre kërcënimeve dhe mungesë edukate të cilën klubi dhe ne që punojmë kemi pësuar nga ky xhuxh hormonal, i cili i ka borxh jetën Barcelonës”, shtoi ai.

Në chat krijohen dyshime se ka qenë presidenti aktual Joan Laporta ai që iu ka dhënë mediave të dhënat e kontratës së Messit, edhe pse Bartomeu nuk është plotësisht i bindur: “E kemi dëgjuar shumë herë Leon, jo gjithmonë , por shumë herë. Kjo kontratë pa pandeminë do të ishte krejtësisht e papranueshme“.

Ponti, ndërkohë, duke iu referuar nevojës për të hequr disa lojtarë , rendimenti i të cilëve është në rënie, mes të cilëve Gerard Pique, nuk përdor lojëra fjalësh teksa thotë: “Sa pak skrupuj duhet të kesh që të jesh një bir ku**e i tillë”, në një shkrim të gjatë drejtuar Bartomeut e kap pastaj me gjithë organikën e Barcelonës.

“Nën udhëheqjen tënde, klubi duhet të përballet me reduktimin drastik të buxhetit të pagave në skuadrën e parë, akoma dhe më shumë pas sjelljes së shpifur të një stafi të përkëdhelurish dhe milionerësh të pandjeshëm, të cilët refuzuan të bashkëvendosnin me klubin masat minimale për të garantuar stabilitetin tonë ekomonik, pavarësisht nga vuajtjet e njerëzve.”