Lajmin e ka bërë të ditur vetë Evo Morales, sipas të cilit, planet e terroristëve parashikonin edhe vrasjen e zëvëndëspresidentit. Policia ka pasur një përleshje me armë zjarri me komandot e Santa Cruz. Tre persona, dy hungarezë dhe një bolivian kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë arrestuar. Shefi i policisë lokale shpjegoi se terroristët ishin të specializuar dhe të pajisur mirë me armatim.