Bobbi Kristina ka pësuar dëmtime të pashërueshme në tru

Bobbi Kristina, vajza e këngëtares Whitney Houston, ka pësuar dëmtime të pashërueshme në tru dhe ende nuk është në gjendje të reagojë.
Detajet janë dhënë nga gjyshja e saj, Cissy Houston, e cila gjithashtu ka thënë për TMZ se kur doktorrët i kanë njoftuar se Bobbi mund të qëndrojë në këtë gjendje gjatë gjithë jetës së saj, ka provuar një trishtim të pamasë.
Cissy ka dalë kundra deklaratave të Bobby Brown, i cili ka thënë se vajza nuk është më e lidhur me aparaturat që e mbajnë në jetë dhe ka reaguar.
Cissy ka thënë: “Sapo jamkthyer nga spitali ku është shtruar mbesa ime. Në fakt ajo nuk është më në koma por ende vijon të jetë e lidhur me aparaturat që e mbajnë në jetë dhe sipas mjekëve ka pësuar dëmtime të pashërueshme në tru. Ende nuk është në gjendje të reagojë.”
Gjyshes së Bobbi Kristina-s i kanë mbetur shumë pak shpresa.
“Tashmë vetëm Zoti mund të na ndihmojë me një mrekulli.”
Ende mbetet shumë e paqartë se përse familjarët lëshojnë deklarata kontradiktore me njëri-tjetrin.

Advertisement