Bllokohet libri me rëfime mbi Jolie-Pitt

Çifti që janë bashkë prej 4 vitesh dhe po rrisin 6 fëmijë, kanë bërë maksimumin që të ndalonin daljen e këtij libri me detaje të jetës së tyre personale. Sipas NEW YORK DAILY NEWS libri projekt do të bazohej tek Brett (bodyguardi) dhe eksperiencat e tij shumë vjeçare në mbrojtjen e yjeve hollywoodianë Sandra Bullock, Tom Cruise, Nicole Kidman, Sylvester Stallone dhe Richard Gere. Marty Singer, përfaqësuesi ligjor i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka treguar se ish boduguardi është marrë në punë me një marrëveshje, ndaj e ka të ndaluar ligjërisht tregimin. Gjithashtu ai pretendon se ish bodyguardi është një “gënjeshtar patologjik” dhe se është akuzuar më parë për 11 krime të tjera.

Advertisement