Kënga “Shape of You” e Ed Sheeran nuk është më kënga më e transmetuar, pasi The Weeknd i mbivendoset mrekullisht me mbi 4 miliardë transmetime.
Kënga hit e Weeknd me titull “Blinding Lights” është bërë kënga e parë në histori që ka kaluar shifrën prej 4 miliardë transmetimesh në Spotify.
E prodhuar në vitin 2019 ajo e kaloi “Shape of You” të Ed Sheeran si kënga më e transmetuar e të gjitha kohërave dhe është një nga dy këngët e Weeknd në listën e 10 më të dëgjuarave. Kënga e tij e vitit 2016 “Starboy” (me Daft Punk) është në vendin e gjashtë.
Në një deklaratë për kapërcimin e kufirit prej katër miliardë, The Weeknd (emri i vërtetë i të citi është Abel Tesfaye) tha: Unë jam shumë mirënjohës që kjo këngë i bën njerëzit të ndihen në atë mënyrë sa ata vazhdojnë t’i kthehen për të dëgjuar.”
Në rast se po pyesni veten, këtu janë 10 këngët më të transmetuara (shifrat janë në miliarda):
1. The Weeknd – ‘Blinding Lights’ – 4.005
2. Ed Sheeran – ‘Shape of You’ – 3.749
3. Lewis Capaldi – ‘Someone You Loved’ – 3.155
4. Post Malone and Swae Lee – ‘Sunflower’ – 3.106
5. Tones and I – ‘Dance Monkey’ – 2.973
6. The Weeknd featuring Daft Punk – ‘Starboy’ – 2.956
7. Harry Styles – ‘As It Was’ – 2.949
8. Drake featuring WizKid and Kyla – ‘One Dance’ – 2.937
9. The Kid LAROI and Justin Bieber – ‘Stay’ – 2.909
10. Post Malone featuring 21 Savage – ‘Rockstar’ – 2.853