Blerim Destani, aktori më i mirë në New York

Blerim Destani është nderuar me çmimin “Aktori më i mirë në New York”, në javën e filmit shqiptar të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë vetë aktori me origjinë shqiptare, i cili e ka njoftuar më anë të një postimi në Twitter këtë lajm.

Advertisement

“Çmimi për Aktorin Më Të Mirë në NY(NewYork)! Është kënaqësi! Faleminderit “Java e Filmit Shqiptar”, shkruan Destani.

34-vjeçari vijon me projektet e tij kinematografike në Gjermani. Së fundmi ai ka përfunduar xhirimet për filmin e radhës, me titull “Soko 5113”, premiera e të cilit ishte sot në mbrëmje.

Gjatë këtij viti Destani ka qenë i angazhuar në disa filma të famshëm në Gjermani, si “Alarm Fur Cobra”, “Harms” etj.