Blendi Fevziu prezanton vajzën e vogël, Alis

Viti 2015 mund të quhet pa frikë viti i pasardhësve, të paktën sa i takon personazheve të njohur të ekranit.

Shumë emra të famshëm janë bërë prindër, dikush për herë të parë e dikush për herë të dytë.

Advertisement

Edhe gazetari i njohur, Blendi Fevziu është bërë prind për herë të dytë.

Ai ka postuar foton e parë me të bijën Alis, e cila sapo ka mbushur 3 muaj nga ardhja në jetë. Duke iu bashkuar atmosferës së festave, vajza e veshur me ngjyrë të kuqe qëndron në krahët e të atit i cili duket shumë i lumtur.