Gazetari i njohur Blendi Fevziu, së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij, Ines, është disa muajshe shtatzënë dhe pret një vajzë tjetër.
Drejtuesi i emisionit “Opinion”, me siguri është mjaft i lumtur për këtë fakt, por ka gëzuar mjaft edhe ndjekësit e tij të shumtë, të cilët e kanë uruar dhe përgëzuar në rrjetet sociale.
Fevziu pret të bëhet baba për herë të dytë pas më shumë se një dekade.
Vajza e tij e parë Mishel është tashmë adoleshente.

Advertisement