Lajmin e bën të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare, zyra e shefit të Kremlinit. Administratori i deleguar i Gazprom i cituar nga agjencia Ria Novosti thekson se ndërprerja do jetë graduale dhe do vijë ditë pas dite, në proporcion me volumin e borxhit që ka Bjellorusia ndaj Gazprom. Kjo nuk është hera e parë që Minsku dhe Moska hasin në mosmarrëveshje për cështjen e gazit pasi në të shkuarën nuk kanë munguar fërkimet dhe bllokimi i furnizimit me gaz.

Advertisement