“Bisedat sekrete”, tipari më i ri i Facebook

    The New York Times raporton se Facebook prezantoi një risi të aplikacionit  të  quajtur “Bisedat sekrete”. Në thelb ky tipar do të mundësojë siguri në komunikim nëpërmjet bisedave  të enkriptuara (të koduara) të cilat nuk lejojnë asnjë të zbulojë përmbajtjen e tyre. Kjo është përpjekja e Facebook-ut për të konkurruar me aplikacionet e tjera si WhatsApp. “Fakti që  kemi rreth 1.65 miliardë përdorues në Facebook tashmë e bën Messenger aplikacionin vetpërditësues më të mirë në botë. Duke dhënë më shumë siguri  që njerëzit të shpërndajnë mesazhet e tyre e bën këtë një fakt të rëndësishme në botën e rrjetit.”- shkruan David Marcus, president në sektorin Messaging Products në Facebook. Ai shtoi se “bisedat sekrete”do të jenë të dobishme sidomos në komunikimin me partnerin tuaj apo dhe kur dërgoni informacione konfidenciale si numri i sigurimeve shoqërore. Fillimisht ky tipar do të jetë në funksion vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish për testim.

    Advertisement