Binjaket identike Anna dhe Lucy ndajnë gjithçka, përfshirë të fejuarin e tyre…

Motrat binjake identike që ndajnë çdo moment zgjimi së bashku kanë zbuluar se ndajnë edhe të fejuarin e tyre prej 11 vitesh.

Anna dhe Lucy DeCinque pretendojnë se janë binjaket më identike në botë.

Advertisement

Dyshja 35-vjeçare e peshojnë ushqimin e tyre për të qenë të barabartë, duke kafshuar në të njëjtën kohë dhe madje flenë e bëjnë dush së bashku.

“Ne nuk mund të jetojmë pa njëra-tjetrin, nuk mund të jemi të ndara… Nëse është e mundur, do të donim të mbetnim shtatzënë së bashku”, thanë binjaket.

“Në fund të fundit, kjo është mënyra se si ne zgjedhim të jetojmë jetën tonë dhe ne jemi të lumtura kështu.

Binjakët filluan ta shihnin të fejuarin e tyre, Benin 11 vjet më parë, kur ai filloi t’u dërgonte mesazhe të dyve veçmas.

Ata të dyja ranë dakord të dilnin me të në të njëjtën kohë pasi Beni nuk zgjodhi mes dyshes së pandashme, ndryshe nga burrat me të cilët kishin tentuar të dilnin më parë.

“Të ndash një të dashur për ne do të thotë që të jemi bashkë gjatë gjithë kohës”, tha Anna.

“Nuk ka xhelozi në këtë marrëdhënie. Nëse Beni puth Anën, ai do të më puthë menjëherë pas”, tha Lucy.

Ata gjithashtu treguan se si bënin mardhënie intime me të fejuarin e tyre, duke thënë: “Beni në mënyrën e tij do të na kënaqë të dyjave. Nëse Beni i bën diçka njërës binjake në dhomën e gjumit, ai duhet t’ia bëjë dhe tjetrës’.

Binjaket janë fejuar me Benin prej disa kohësh, ku ‘pengesa e tyre më e madhe’ është ligji i martesës në Australi.

“Ajo që na pengon është se nuk mund të martohesh me dy njerëz njëkohësisht,” tha Ben.