Billie flet për herë të parë për videot e publikuara me përmbajtje raciste dhe kërkon falje publike

Video të Billie Eilish në moshën 13 ose 14-vjeçare janë shfaqur në TikTok dhe tregojnë këngëtaren që tallet dhe bën shaka me ata që nuk flasin anglisht. Në një nga videot ajo tallet me thekset aziatike dhe në një tjetër përpiqet të flasë si një njeri me ngjyrë.

Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, Billie ka kërkuar falje.

Advertisement

“Ju dua shumë, dhe shumë prej jush më kanë kërkuar të flas për këtë. Është diçka që unë dua ta adresoj sepse po etiketohem për diçka që nuk jam.”

Më tej, këngëtarja vazhdon të shkruajë se videot nuk kishin asnjë qëllim përçmues.

“Pavarësisht nga injoranca dhe mosha ime në atë kohë, asgjë nuk e justifikon faktin se ishte lënduese dhe për këtë më vjen keq”.

Billie flet për herë të parë për videot e publikuara me

Ndërkohë, për një tjetër video Billie thotë se “kur ishte e vogël ajo fliste me një zë përkëdhelës dhe që nuk ka asnjë lidhje me imitimin e mënyrës se si flet një popullsi e caktuar”.

Javën e kaluar, i dashuri i Eilish, Matthew Tyler Vorst, gjithashtu kërkoi falje për gjuhën raciste dhe homofobike në postimet e kaluara në rrjete sociale.