Billie Eilish shfaqet me të dashurin në publik dhe nuk e merrni dot me mend si u veshën…

Billie Eilish u shfaq në LACMA Art + Film Gala me të dashurin e saj, Jesse Rutherford, në një mënyrë të çuditshme, por ama, më të qeshur se kurrë.

Advertisement

Çifti i polemikave veshën pizhame match-matchy nga Gucci dhe u mbështollën me njê kuvertë nga e njëjta markë.

Billie zgjodhi një fustan të gjatë saten të çarë në të dyja anët, një kimono po ashtu të gjatë, geta me simbolin e markës, shapka, si dhe maskën e syve.

Nga ana tjetër, Jesse kishte kompletin e pizhamave dhe shapkat Gucci. Kjo është pjesëmarrja e parë e çiftit në një event të tillë, pas diskutimeve online për diferencën e tyre në moshë. Billie dhe Jesse iu kundëpërgjigjën internetit duke u veshur si një bebe (Billie) dhe një gjysh (Jesse) për Halloween, por sërish u përballën me kritika të shumta.