Duket sikur Billie Eilish është gati të publikojë muzikë të re!
Dje (26 prill), një video ngacmuese u shfaq në të gjitha llogaritë e saj sociale dhe në YouTube në të cilën këngëtarja (me pamjen e re bionde) shihet e ulur nga prapa në një kolltuk. Në sfond mund të dëgjoni një këngë të pa publikuar, e cila mund të quhet “Happier Than Ever”, siç thotë dhe mbishkrimi i postimit.
Fakti që Billie ka punuar për albumin e saj të ri prej disa kohësh tashmë nuk është mister. Shkurtin e kaluar artistja 19-vjeçare zbuloi se pothuajse e kish përfunduar albumin me 19 këngë. Për momentin nuk kemi asnjë lajm të saktë për albumin e dytë të Billie (i pari, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” u publikua në Mars 2019), por është e sigurt që këngëtarja është shumë e kënaqur me këngët e krijuara së bashku me vëllain e saj Finneas.