Billboard ka shpallur Beyoncé yllin më të madh të muzikës pop të shekullit të 21-të, duke e renditur në krye të një liste që thekson ndikimin e saj gjatë 25 viteve të karrierës.
Andrew Unterberger, redaktor i Billboard, shpjegoi se vendimi për ta renditur Beyoncé në këtë pozitë ka ardhur pas një vlerësimi të thellë për sukseset e saj të jashtëzakonshme.
Beyoncé ka fituar deri tani 32 çmime Grammy dhe pritet të fitojë më shumë në ceremoninë e ardhshme të vitit 2024, falë albumit të saj të fundit, Cowboy Carter.
Po ashtu, ajo ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në listat e Billboard, me nëntë këngë që kanë arritur vendin e parë dhe 24 këngë të tjera që janë renditur në top 100 më të mirat. Gjashtë nga albumet e saj kanë kryesuar tabelën e Billboard 200, duke nisur me albumin debutues Dangerously In Love të vitit 2003.