Beyonce ka vendosur që të na tregojë edhe aftësitë e saj si aktore.
Këngëtarja e njohur amerikane pritet që së shpejti të bëhet pjesë e filmit “A Star is Born”. Madje, 34-vjeçarja do të jetë protagonistja e filmit të njohur, që do të jetë një ripunim.
Ky projekt ka edhe një surprizë tjetër për adhuruesit e kinemasë. “A Star Is Born” sjell aktorin e njohur Bradley Cooper për herë të parë si regjisor. Megjithatë, do të kalojë shumë kohë derisa ta shohim këngëtaren e famshme në ekranin e madh.
Xhirimet e filmit do të fillojnë në fund të vitit të ardhshëm, ose në fillim të vitit 2017. Sipas “Daily Mail”, Bradley nuk ka gjetur ende pjesën tjetër të aktorëve.
“A Star Is Born” fillimisht është lançuar në vitin 1937, më pas në 1954 dhe së fundi në vitin 1976. Fabula tregon një yll televiziv, i cili ndihmon një këngëtare të re për të arritur famën, teksa shkatërron veten me alkool.