Ylli i muzikës pop Beyonce me organizatën bamirëse ‘BEYGOOD’ dhe nënën e saj, Tina Knowles Lawson, janë bashkuar për fushatën #IDIDMYPART në Houston.
Organizata do të bëjë të mundur zhvillimin e testeve për Covid-19, si dhe do të shpërndajnë maska mbrojtëse. Me ndihmën e ‘BEYGOOD’, brenda dy dite do të bëhen rreth 1000 teste tek të gjithë personat që dyshohen se janë mbartës me virusin.
Nëna e Beyonce është shprehur se edhe pse shumica e njerëzve janë asiptomatikë kjo nuk do të thotë që familjet e tyre janë të sigurta, prandaj organizata bamirëse do t’ju a lehtësojë këtë gjë. Beyonce dhe Tina janë bashkuar për të ndihmuar komunitetin afro-amerikan.
Më herët ylli i popit dhuroi 6 milionë Dollarë për të ndihmuar institucionet shëndetësore në New York, New Orleans, Detroit dhe Houston.
Burimi: Klan Plus