Në mes të thashethemeve për një shtatëzani të dytë, Beyonce është shfaqur duke xhiruar një videoklip të ri në Los Angeles.
Këngëtarja ishte veshur me një bluzë tutash të gjerë mbi një fustan të zi, ndërsa për disa skena më të rrezikshme ka përdorur një dubluese.
Aktorja, me flokë dhe paraqitje tejet të ngjashme me Beyonce-n, është hedhur nga një ndërtesë e lartë ku po kryheshin xhirimet.
Sipas raportimeve të RadarOnline, sjellja e këngëtares e bënte shumë të qartë që ajo është shtatëzënë.
Ndërsa sipas dëshmitarëve ajo shpesh është ankuar se ndihej e lodhur dhe me stomak të trazuar.

Advertisement