Jemi të sigurtë se Beyonce i ka këpucët si të një mbretëreshe, por këto nuk janë pjesë e koleksionit të saj luksoz.
Thashethemet nisën të qarkullonin këtë javë se këngëtarja ka blerë një palë këpucë me diamantë nga House of Borgezie, për plot 312 mijë dollarë.
Sipas raportimeve Bey do të shfaqej me këto këpucë në një video të re muzikore, ku vec të tjerash do të vinte edhe një rrip mesi 85 mijë dollarësh.
Stilisti i firmës madje ka dhënë disa intervista duke konfirmuar blerjen.
Por nga ana tjetër, zëdhënësi i këngëtares ka mohuar cdo gjë.
Sic duket, këto këpucë nuk bëjnë pjesë në blerjet e kësaj vere.