Beyonce lëshon mesazh të fortë social për protestat në Baltimore

Beyonce ka reaguar në Instagram për të mbështetur personat që janë prekur nga protestat e dhunshme në Baltimore.
“Njerëzit po vriten. Bashkohuni me ne në mbështetje të NAACP që të ndihmojmë me strehim, ushqim dhe furnizime të tjera ata që janë prekur nga protestat në Baltimore”, ka shkruar këngëtarja.
Bey ka postuar një video marrë nga revista Time ku shtrohet pyetja “Cfarë ka ndryshuar? Cfarë nuk ka ndryshuar?” dhe që krahason protestat e 1968-ës me ato të 2015-ës.
Kaosi ka shpërthyer në Baltimore pas varrimit të Freddie Gray, i cili u nda nga jeta ndërkohë që ndodhej nën arrest, më 19 Prill.
Edhe pse protestuesit kanë pushtuar rrugët, qytetarët janë mbledhur së bashku, në mënyrë vullnetare, duke u përpjekur të rikthejnë qytetin e tyre ashtu sic ka qenë para shkatërrimeve nga protestuesit.

Advertisement