Beyonce Knowles keqtrajton kolegen

Beyonce luan rolin e një bashkëshorteje, të cilës i duhet të mbrojë familjen nga një femër tjetër. “Skena jonë e zënkës ishte shumë argëtuese. Më vjen mirë që duket aq e frikshme. U përpoqëm që të dukej shumë e vërtetë. Unë u lëndova shumë, por kjo është e bukura”,- ka thënë Ali. Nga ana tjetër Beyonce ka rrëfyer se për t’u futur më mirë në rol kish menduar për nipin e saj 4 vjeçar dhe motrën Solange. “Për t’u futur në rol mendova për gjëra që i ndodhin shumë njerëzve. Mendova për time motër dhe se si do të kish qenë nëse dikush do të kërcënonte fëmijën e saj. Përdora eksperiencat e mia jetësore dhe nipin tim, për t’a realizuar rolin sa më mirë”,- ka thënë Beyonce Knowles.

Advertisement