33 vjecarja Beyonce, e ftuar në programin “Good Morning America”, ka folur lidhur me dietën e saj vegjetariane.
“Unë nuk jam shumë elegante. Kam forma, të cilat i dashuroj. Që në moshë të re kam mbajtur dietë dhe për mua ka qenë mjafte vështirë të gjeja një dietë që vërtetë funksiononte.”
Këngëtarja ka rënë mjaft në peshë për paraqitjen e saj në vitin 2014 në GRAMMY dhe për këtë ndryshim ka verësuar Marco Borges.
Ajo së bashku me Jay Z kanë marrë pjesë në dietën e tij, sipas së cilës duhet të bëhesh vegjetarian për 22 ditë, po aq ditë sa nevojiten për të harruar një zakon, sipas psikologëve.