Beyonce dhe Jay Z jetojnë të ndarë?

Gjërat nuk po shkojnë mirë për çiftin Beyonce-Jay Z.  Lifestyle Weekly raporton se çifti po rri në dhoma të ndara, në shtëpinë e marrë me qira në Beverly Hills.

“Jay Z dhe Beyonce po qëndrojnë në dhoma të ndara”, është shprehur një nga punonjësit e shtëpisë së tyre.

Advertisement

Por kjo nuk është e gjitha. Burime të tjera afër tyre, treguan se ata kanë filluar të grinden ndërsa po shpërnguleshin në shtëpinë e re. Grindja ka vazhduar më tej, raporton “Radar Online”, sepse Jay Z është shprehur se ai nuk donte të ndërronte shtëpi dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm për të plotësuar dëshirën e divës muzikore.

Burimet tregojnë se producenti është lodhur nga kërkesat dhe kapriçot e bashkëshortes së tij.