Beyoncè censurohet në Britani

Atmosfera përvëluese kanë bërë që shoqata të ndryshme prindërish t’a cilësojnë spotin si skandaloz. Kështu në Britaninë e madhe, autoritetet e kanë cilësuar si “vulgare” dhe të papërshtatshëm për fëmijët. Kështu, spoti televiziv i HEAT mund të transmetohet vetëm pas orës 19:30. Këngëtarja 28 vjeçare jo vetëm ka gjetur emrin e parfumit, por edhe ka marrë pjesë në krijimin e shishes dhe konceptit të publicitetit. Beyoncè shfaqet në spot me një fustan flak të kuq që zbulon të gjitha format e saj të bollshme e mandej shfaqet duke përkëdhelur gjoksin e këmbët. Këto imazhe do të turbullonin jo vetëm fëmijët por këdo që i sheh. Nëse jeni kurioz të njiheni më tepër me parfumin dhe me prapaskenat e xhirimit të spotit e shërbimit fotografik shihni videon e mëposhtme. 

Advertisement