Xhensila dhe Besi vazhdojnë të jenë njësoj të dashuruar dhe *bashkë*. Prej pak ditësh nëpër portale qarkullon lajmi se çifti nuk është në ditët më të mira të tyre dhe se martesa e tyre është në krizë, por të tilla lajme kanë mbetur vetëm në kuadër thashethemesh.
Pak orë më parë, në Instagramin e saj Xhensila teksa këndon dëgjohet t’i thotë bashkëshortit: “Ta kushtoj ty me gjithë shpirt” dhe kap dorën e Besit që ndodhet aty pranë. Të njëjtën video, aktori i humorit e ka ripostuar duke e shoqëruar me sqarimin që prisnin të gjithë:
“Çdo 6 muaj ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo 6 muaj ndërron jetë ija e Bes Kallakut. Çdo 1 muaj Xhensila është shtatzënë…Tani dhe këto të fundit! Shqipëtarët të rrinë të qetë!”- ironizon i bezdisur Besi, duke hedhur poshtë aludimet se martesa e tyre ndodhet në krizë.
Ndërkohë, përveç videos së publikuar në Story, në postimin e saj të fundit, Xhensila shkruan:
https://www.instagram.com/p/CmpE6NqoXr8/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a2698c74-ea8a-476d-a215-b9084bc81523
“Gënjeshtra më e madhe në botë është ‘ata thonë'”! Qartazi iu referohet thashethemeve të ditëve të fundit.
Besi dhe Xhensila u martuan në shtator të vitit 2017 pas disa vitesh bashkëjetesë. Në korrik të vitit 2018, u bënë prindër të një vajze, Ajka.