Nuk e dimë çfarë po ndodh në jetën e Besit, por sinjalet mbi një romancë të re sa vijnë e bëhen më të dukshme.
Aktori ka publikuar një tjetër dedikim përmes një story në Instagram (ndoshta sërish kushtuar Ejonës), por kësaj here duke e falenderuar për lumturinë që ka sjellë në jetën e tij.
“Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”

Pas ndarjes me Xhensilën, Besi zgjodhi të qëndronte shumë privat sa i takon jetës romantike.
Por, e gjitha kjo përfundoi pak ditë më parë kur publikoi një foto ku ndodhej dora e tij me atë të një gruaje, një tatuazh ku shkruhej Ejona, një datë dhe një këngë romantike.

Edhe pse ende nuk ka publikuar diçka konkrete përveç dy dedikimeve të ëmbla, shumë kanë filluar të besojnë se aktori ndoshta ka filluar një romancë të re.


