Ish- kryeministri Sali Berisha vazhdon akuzat pas arrestimit të një grupi të trafikantëve të drogës.
Sipas Berishës, kolumbianët erdhën me viza të siguruara nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. “Burime të sigurta njoftojnë se “Che Guevara-t” e drogës së “Hakmarrjes për Drejtësi” erdhën në Shqipëri me viza të marra në Beograd, me ndërhyrjen dhe kujdesin direkt të neo-bllokmenit, ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Banda tjetër e Partisë “Hakmarrja për Drejtësi”, me kryekumbar Edi Ramën, ka anëtarët e vet edhe në qeveri!!” shkruan Berisha.