Bergloff, kriza ne Evropen Lindore mund te mbahet nen kontroll

Kriza financiare që ka prekur vendet e Evropës Lindore dhe vendet balltike do të jetë nën kontroll nëse bankat perëndimore vazhdojnë të injektojnë mjete në të holla në filialet e veta në këtë rajon, deklaroi ekonomisti i njohur i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Erich Bergloff. Ai tha se vendet e Evropës Lindore kanë të domosdoshme 200 miliardë dollarë për shlyerje apo riprogramim të huave afatshkurta, të cilat kompanitë, bankat dhe strukturat shtetërore të këtyre shteteve i kanë marrë nga kreditorët perëndimorë. Përfaqësitë rajonale të bankave private perëndimore të këtyre vendeve u kanë aprovuar kredi në vlerë diçka më shumë se gjysma e shumës së nevojshme.
Advertisement