Berat – Pollo, qeveria ka dyfishuar investimet në arsim

Duke u ndalur në arritjet arsimore në qeverisjen e demokratëve Pollo, përmëndi se qeveria dyfishoi investimet në arsim dhe katërfishoi numrin e studentëve. “E ardhmja juaj vendoset në një masë të madhe nga vendimi që do të marrim të gjithë së bashku dhe ata që mes jush janë maturantë, janë zgjedhës dhe kanë marrë kartën janë të sigurtë që bashkë me shokët e tyre edhe ata që s’kanë votuar më parë ose që kanë votuar ndryshe më 28 qershor do të votojnë për Partinë Demokratike, për Beratin që po ndryshon për ditë dhe për Shqipërinë që po ndryshon për ditë. Nëse ju them se përpjekja jonë është në radhë të parë për ju, kjo se përpjekja jonë këto 4 vite ka qënë në radhë të parë për arsimin tuaj”- theksoi Pollo në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës.

Advertisement