Berat – Nis sot turi i protestave të opozitarëve

Sot në këtë qytet do të zhvillohet në orën 16.00 protesta e parashikuar në emër të së ashtuquajturës “transparenca e zgjedhjeve” dhe “kundër masakrës zgjedhore të 28 qershorit”, duke ngritur zërin për hapjen e kutive të votimit. Kjo protestë do të zhvillohet pas asaj që u zhvillua në Tiranë të shtunën e kaluar dhe ku morën pjesë socialistë dhe opozitarë nga e gjithë Shqipëria. Nga ana e tij, dje kreu i Partisë Socialiste për Beratin u ka drejtuar qytetarëve të tij një apel për protestën e sotme, duke i ftuar të jenë pjesë e saj. “Merrni pjesë masivisht në protestë”, mësohet t’u jetë drejtuar bashkëqytetarëve të tij, Selman Hodaj, duke u përmendur atyre më pas edhe sloganin e protestës “Eshtë vjedhur vota juaj”.

Advertisement