Meta u shpreh se s’ka asnjë forcë tjetër politike deri tani që të ketë paraqitur një program konkret. “Ju ftoj të gjithëve që të votoni për LSI si forca politike me program me të qartë për të nxjerrë bujqësinë nga situata e vështirë dhe për ta futur në rrugën e zhvillimit, si forca më e qartë për sa i takon zgjidhjes së problemit të punësimit për gjithë Beratin dhe gjithë Shqipërinë” u shpreh Meta. Në fjalën e tij Meta theksoi se në katër vite Berisha nuk mundi të përfundonte rrugën që lidh Beratin me Çorovodën, kanë mbetur 3 km për katër vjet ndërsa në parlament Berisha premtoi që rruga do të përfundonte. “Berisha premton 120 mijë vende pune por s’ka sesi ti hapë, kur ka mbyllur 20 mijë vende vetëm në muajt e fundit. Berati dhe Shqipëria duhet të votojë për një kryeministër që do ti japi punë të gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë me dinjitet dhe duan ti rrisin fëmijët e tyre në këtë vend. Prandaj Berati dhe Shqipëria do të votojë për kandidatët e LSI, do të votojë për LSI si alternativë që sjell zhvillim dhe është më pranë njerëzve” shtoi më tej Meta.