Sipas të dhënave të para të policisë nga hetimet paraprake grabitësit kanë hyrë në postë nga lokali ngjitur që kishin një mur të përbashkët. Mësohet se grabitësit, duke përfituar nga errësira dhe mungesa e rojes kanë shqyer derën e lokalit, kanë hapur murin ndarës dhe kanë hyrë në filial. Policia thotë se shuma e parave prej 1.5 milionë lekë e grabitur ishte destinuar për t’ju shpërndarë pensionistëve të këtij qyteti. Për momentin nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen. Për grabitjen ka reaguar dhe kreu i bashkisë së Policanit, Adriatik Zotka, i cili është shprehur se i kishte bërë disa herë apel drejtuesve të policisë për të shtuar patrullat në rrugët e qytetit gjatë orëve të natës.